INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldi i bën një befasi romantike, impresionohet Beatrix, e quan ‘’piss’’ aktorin!

Donaldi i bën një befasi romantike, impresionohet Beatrix, e quan ‘’piss’’ aktorin!

Publikuar më: 21:24 08-02-2022

Kanë kaluar disa ditë tashmë që Beatrix Ramosaj doli nga shtëpia e Big Brother dhe duket se Donaldi po i ndjen mungesën brenda shtëpisë.

Teksa jemi shumë afër finales dhe kanë mbetur edhe pak ditë kur çifti do të takohen jashtë, aktori ka realizuar një befasi romantike për të dashurën e tij.

Ai gjithë mbrëmjen e djeshme e ka kaluar duke dizajnuar një bluzë me foton e Beatrix dhe mbishkrimin “No fake story”.

Sigurisht, veprimi i ka pëlqyer Trixës e cila ka ndarë në Instagramin video nga procesi i krijimit të mbishkrimit, detaj pas detaji nga duart e Donaldit.

“Pisi nihere” – është shprehur ajo me doza humori.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115