Ndonëse ishte kryefjala e "Big Brother VIP", Donaldi nuk i çoi në shtëpi 100 mijë eurot e fituesit, por vetëm 10 mijë eurot e finalistit. Sigurisht edhe shumë dashuri nga publiku, famë, miq dhe një emision. Donaldi nuk arriti ta rrëmbente mbrëmë çmimin e madh, por shprehet se e ka fituar tashmë "Big Brotherin" e tij. Ai ka folur për herë të parë në një video krah Tiri Gjocit, ku përshëndet publikun.
Donaldi shprehet se po i duket e pabesueshme sa shumë është mbështetur nga publiku.
"Tani po shikoj çfarë bëhet jashtë, realisht më duket e pabesueshme, ju dua shumë, ju puth fort të gjithëve. Unë fitoren time e kam", thotë Donaldi.