INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump ‘ndez’ gjakrat,fati i marrëveshjes bërthamore në duart e manjatit

Donald Trump ‘ndez’ gjakrat,fati i marrëveshjes bërthamore në duart e manjatit

Publikuar më: 15:15 13-10-2017
 
 

‘Është koha që bota të na bashkohet dhe ti kërkojmë qeverisë së Iranit që ti jap fund strategjisë së vdekjes” është ky apeli i Presidentit Donald Trump i cili duket tejet i vendosur në qëndrimet e tij.

Sikurse kishte premtuar gjatë fushatës presidenciale ai ka shpërfillur qëndrimet e aleatëve  dhe këtë të premte pritet që të tërhiqet nga mbështetja e marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor. Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë se Irani nuk po e respekton Marrëveshjen Bërthamore të vitit 2015, të negociuar nga paraardhësi i tij, që ka për synim frenimin e programit bërthamor të Iranit.

Teherani pranoi të ngrijë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.

Trump këmbëngul se SHBA duhet të tërhiqet pasi Irani nuk e ka respektuar atë.Vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk do të thotë që Uashingtoni tërhiqet nga kjo ujdi, por do t’i lihet në dorë Kongresit që ka 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të riaktivizojë sanksionet ndaj Teheranit apo jo.

“Nuk bëjmë të njëjtat gabime sikurse Obama".shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Teksa presioni mbi presidentin shtohet, këshilltarë të lartë të tij dhe udhëheqës botërorë, mes tyre Theresa May dhe Emmanuel Macron, kërkojnë njëzëri që Trump të mos tërhiqet. Analistët shprehen se  një largim nga marrëveshja e Iranit mund të ketë ndikim tek krizat në mbarë globin dhe t’i jap një goditje serioze reputacionit të SHBA-së.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871