INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump i shkruan Edi Ramës

Donald Trump i shkruan Edi Ramës

Publikuar më: 16:41 03-03-2017

Presidenti i SHBA-së i ka kthyer mesazhin kryeministrit Edi Rama, i cili u shkroi një mesazh urimi me rastin e betimit në detyrën e tij në datën 20 janar.

“Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

"I dashur Kryeministër,

 Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t'i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

 Donald J.Trump", shkruan Rama në Facebook.

aesge.png

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111