INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu ‘i dashuruar’ me Shqipërinë:  Dua të zgjas mandatim tim si ambasador

Donald Lu ‘i dashuruar’ me Shqipërinë: Dua të zgjas mandatim tim si ambasador

Publikuar më: 18:17 04-10-2017

Pas deklaratave të forta të ditëve të fundit, ku u shpreh se në vendin tonë janë rreth 20 familje mafioze dhe gjithashtu iu drejtua të rinjve duke i inkurajuar që nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, ta rrëzojnë atë, Donald Lu ka dhënë një deklaratë  të papritur. Ai shprehu dëshirën për të zgjatur mandatin e tij të qëndrimit si ambasador në Shqipëri dhe theksoi për News 24 se ka qenë nder i madh për të dhe familjen e tij që kanë qëndruar në vendin tonë për dy vite e gjysë.

 “Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Mandati im mbaronte në janar të vitit 2018. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e 2018-ës. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku.” – u shpreh Donald Lu. 

Article Logic
Execution time: 0.0042529106140137