INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Don Xhoni së shpejti me dasmë? Fatmira Breçani zbulon çfarë i tha këngëtari

Don Xhoni së shpejti me dasmë? Fatmira Breçani zbulon çfarë i tha këngëtari

Publikuar më: 12:14 05-10-2026

Këngëtarja Fatmira Breçani ka treguar se si disa prej momenteve të saj në dasma, që fillimisht i kishte parë thjesht si pjesë të atmosferës, përfunduan duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

E ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” Breçani foli edhe për raportin e saj me epokën dixhitale dhe për videot virale që e kanë afruar edhe më shumë me publikun e ri.

Këngëtarja pranoi se reagimi i parë kur pa videot e saj të shpërndaheshin masivisht nuk ishte aspak pozitiv. Ajo tha se ishte ndjerë keq, por më pas shoqet e kishin bindur se vëmendja që po merrte ishte në fakt një gjë e mirë.

Mes momenteve që kanë tërhequr më shumë vëmendje kanë qenë edhe ato me dy prej emrave më të komentuar të muzikës shqiptare, Don Xhonin dhe Butrint Imerin.

Breçani tregoi se ka kënduar në dasmat e vëllezërve të të dy këngëtarëve dhe, teksa ata po kërcenin, nuk ka nguruar t'u drejtojë edhe vargjet e saj me humor.

Për Butrintin, ajo ka kënduar: “O Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua”, ndërsa për Don Xhonin kishte një tjetër batutë: “O Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin.”