INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Don Xhoni ka dy fjalë për raportin me Loredanën: Kam shumë respekt për të, është vajzë...

Don Xhoni ka dy fjalë për raportin me Loredanën: Kam shumë respekt për të, është vajzë...

Publikuar më: 13:58 07-07-2026

Javën që lamë pas, reperi i njohur Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas lançimit të albumit të tij më të ri të titulluar “100%”.

Përpara se këngët të bëheshin publike, ai korri një sukses të madh me një fushatë tejet të veçantë marketingu, duke organizuar xhiro promovuese me makinë,në prani të figurave të njohura si Adelina Ismaili, Vedat Bajrami, Elijona e shumë të tjerë.

Ekipi i emisionit Prive By Liberta Spahiu, ishte i pranishëm në eventin e promovimit të albumit, duke siguruar detaje nga prapaskenat dhe nga jeta personale e reperit.

Kujtojmë se Don Xhoni dhe Loredana ishin kryefjala e mediave rozë gjatë verës që lamë pas. Dyshja u përfol gjerësisht për një afrimitet të mundshëm që shkonte përtej shoqërisë.

Ngacmimet dhe komentet e shpeshta me njëri-tjetrin në Instagram, të ndjekura nga një video e përbashkët që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, ndezën menjëherë dyshimet e fansave. Megjithatë, siç konfirmohet edhe nga deklarata e fundit e artistit, gjithçka duket se ka mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve dhe respektit reciprok.