INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Don Phenom pranon zyrtarisht se ndodhet në një lidhje me vajzën shqiptare! Ka edhe dy fjalë për ish të dashurën

Don Phenom pranon zyrtarisht se ndodhet në një lidhje me vajzën shqiptare! Ka edhe dy fjalë për ish të dashurën

Publikuar më: 18:16 14-05-2019

Don Phenom është një nga reperët më të suksesshëm të momentit.

Pas hite-eve të shumta dhe këngëve të reja që ka sjellë, për reperin shtypi rozë gjithnjë e më shumë po bëhet i interesuar rreth jetës së tij private.

I ftuar në mbrëmjen e djeshme në emisionin” Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova, ai u pyet publikisht nga moderatori nëse është në një lidhje apo jo.

‘Po kam të dashur. Pse të mos e pranoj se jam në lidhje?”, është përgjigjur reperi.

Ndërsa pasi e zbuloi se qenka dashuruar, Alaudin Hamiti e pyeti nëse vajza është shqiptare, meqë Phenom ka jetuar për një kohë të gjatë në SHBA.

“Shqiptare është tha ai”, duke mos dashur ta zbulojë se prej cilit vend vjen vajza në fjalë.

Më tej ata kanë zhvilluar një lojë në të cilën ose duhet t’i përgjigjesh pyetjes ose të hash diçka pikante.

Në një moment moderatori Hamiti e ka pyetur për ish të dashurën, por Phenom ka preferuar të japë një përgjigje diplomatike: “Nuk është e sjellshme t’i përgjigjem kësaj pyetje dhe të lëndoj ata që kam në shtëpi. Unë mendoj që një xhentëllmen i vërtetë nuk flet kurrë për ishat.” – është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041