INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli situata nga kontrolli dhe qau në emision! Shihni çfarë i shkruajnë shqiptarët Alyne-s: Po më vijnë shumë…[FOTO]

Doli situata nga kontrolli dhe qau në emision! Shihni çfarë i shkruajnë shqiptarët Alyne-s: Po më vijnë shumë…[FOTO]

Publikuar më: 13:16 05-11-2018

Mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin” ishte i ftuar blogeri me famë botërore që realizoi videon për Shqipërinë, Nas Daily, e dashura e tij Aline dhe Arbër Hajdari. Si gjithmonë, nuk mungoi edhe pyetja nga velina Kejvina Kthjella, por që këtë herë doli jashtë kontrollit.

E dashura e Nas Daily u prek nga pyetja dhe qau pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.

Ky moment ka prekur shumë shqiptarë që e ndoqën emisionin dhe disa prej tyre madje i kanë shkruar Alyne-s në Instagram duke u solidarizuar me të.

“Po më vijnë shumë mesazhe urrejtjeje, nga luftëtarët tipikë, por çfarë është më e rëndësishme janë mesazhet që më mbështesin nga shqiptarët në çdo vend të botës. Ka ende shpresë në këtë botë me njerëz si këta!”, shkruan Alyne në Instagramin e saj teksa publikon foto të mesazheve të dërguara nga shqiptarë.

shif.JPG

dear.JPG

madbg.JPG

debugg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0038001537322998