INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doli në faqen e parë të gazetës zvicerane dhe foli për SKANDALIN e Loredanës, Ledrit i ndodh e papritura! [FOTO]

Doli në faqen e parë të gazetës zvicerane dhe foli për SKANDALIN e Loredanës, Ledrit i ndodh e papritura! [FOTO]

Publikuar më: 11:27 18-06-2019

Pak kohë më parë në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.

Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane “20 Minuten”, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran.

Ndërkohë së fundmi, reperi i njohur Ledri Vula ka dhënë një intervistë për këtë media, ku ndër të tjera është pyetur edhe rreth ngjarjes së Loredanës.

“Po jam në ngjarje me lajmet, normal kanë bë bujë edhe te na. Askush nuk gëzohet për sene të tilla që ndodhin, unë mendoj që është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse veç ajo është pyetja”, ka përfunduar Vula (lexo këtu).

Më 29 qershor, Vula performon në Festivalin Alba në Zyrih. Ai ka thënë se ndihet shumë i lumtur për këtë pasi për të, Zvicra, është si shtëpia e dytë.


E siç duket shitja e gazetave ku në faqen e parë është Ledri Vula ka ecur mjaft mirë dhe këtë na e tregoi vetë reperi me anë të një videoje në instastory ku shkruan: “Edhe pak kanë mbetur”, që do të thotë se është lexuar shumë në këtë shtet që ai e dashuron.

METSHUM.png

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916