INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Doli ‘blof’ me emisionin ‘Live’, Luiz Ejlli përpiqet të gjejë justifikim

Doli ‘blof’ me emisionin ‘Live’, Luiz Ejlli përpiqet të gjejë justifikim

Publikuar më: 11:00 08-10-2026

Debati për emisionin e ri të Luiz Ejllit nuk është mbyllur me përfundimin e episodit të parë.

Pas diskutimeve në rrjet për faktin se programi ishte i regjistruar, një komentues ka ironizuar edhe vetë titullin “Live me Luizin”.

Komenti nuk kaloi pa përgjigje nga moderatori. Luizi zgjodhi të sqaronte publikisht se çfarë nënkupton fjala “Live” në emërtimin e programit, ose më saktë u përpoq të gjente një justifikim sa më të besueshëm.

“Live me mua janë të ftuarit, pra live me Luizin. Gjithashtu muzika është live”, shkroi këngëtari në përgjigje të komentit.

Çështja u kthye në një nga temat e komentuara pas premierës, pasi gjatë transmetimit u shfaq në ekran shënimi se episodi ishte i regjistruar. Kjo bëri që disa ndjekës të vinin në pikëpyetje kuptimin e fjalës “Live” në titullin e programit.

Megjithatë, sipas sqarimit të Luizit, “Live” nuk i referohet domosdoshmërisht transmetimit në kohë reale të gjithë episodit, por pranisë së të ftuarve dhe performancave muzikore live në studio.