INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Doja të vrisja veten…''/ Prince Harry dhe Meghan nxjerrin ''të palarat'' e Pallatit Mbretëror, shokohet Mbretëresha, ja ç’ka bërë!

''Doja të vrisja veten…''/ Prince Harry dhe Meghan nxjerrin ''të palarat'' e Pallatit Mbretëror, shokohet Mbretëresha, ja ç’ka bërë!

Publikuar më: 12:33 09-03-2021

Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore.

Ajo ka thënë se ata nuk donin që djali i tyre të ishte Princ. Në intervistën për Oprah Ëinfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.

Markle hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Harry kishin vendosur që Archie të mos kishte një titull mbretëror, të cilin ia dhuronte Mbretëresha, me pretendimin se donin që ai të kishte një jetë normale.

Ajo u pyet nga Oprah nëse djalit të saj nuk i është dhënë titulli "për shkak të rraces së tij".

Markle e konfirmoi duke thënë se një gjë e tillë ishte e vërtetë.

"Ata nuk donin që të ishte një princ ose princeshë. Ai nuk do të kishte siguri. Kjo vazhdoi për muajt e fundit të shtatzënisë time. Ne nuk po themi mos e bëni një princ, por nëse po thua se titulli do të ndikojë në sigurinë e tij…djali ynë duhet të jetë i sigurt",- u shpreh Meghan.

Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë.

I pyetur për bisedën, Harry tha: "Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur."

Madje, situata u bë aq e vështirë për të, sa në një pikë deshi edhe të vetëvritej për t’i thënë fund jetës.

Ata u treguan të rezervuar përsa i përket mbretëreshës. Meghan tha se e ka pëlqyer gjithmonë atë dhe shoqërinë e saj, ndërsa Harry pranoi se e respekton dhe komunikojnë në Zoom herë pas here.

Mirëpo nga mediat britanike, bëhet e ditur se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi Ëilliam janë të shokuar dhe të tmerruar pas akuzave që Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan hodhi ndaj familjes mbretërore.

Ndërkohë që pritej një reagim pas këtyre akuzave, personat e brendshëm të Pallatit Buckingham njoftuan se Mbretëresha nuk ishte ende gati që të jepte një përgjigje publike ndaj intervistës së çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994