INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Doja t’i tregoja…''/ Ilir Shaqiri flet pas fitores së Big Brother VIP, edhe Donaldi befason me fjalët e tij!

''Doja t’i tregoja…''/ Ilir Shaqiri flet pas fitores së Big Brother VIP, edhe Donaldi befason me fjalët e tij!

Publikuar më: 11:35 19-02-2022

Balerini Ilir Shaqiri ka lënë shtëpinë e Big Brother për të shkuar në studio, ku e prisnin fansa e të afërm. Ai ka thënë se nuk e priste asnjëherë të shpallej fitues, ndërsa si objektiv ka pasur finalen.

“E kam thënë gjithmonë, kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj njerëzit e mi e me këtë quaj popullit tim, sidoqoftë të shkonte kjo gjë populli im është si familja ime, nuk bën ndryshe veçse ta duash. Unë kam ardhur këtu t’i tregoja njerëzve të mi kush jam unë, t’i tregoja kush është Iliri. Objektivi im ka qenë finalja, jo çmimi i madh. Ky çmim ka një vlerë të jashtëzakonshme”, tha Shaqiri.

Pas fitores së Shaqirit, Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Për Ilirin dhe Donaldin ishin përgatitur dje dy surpriza madhështore, qoftë për takimet me prindërit e tyre, qoftë te partneret që hynë për ti emocionuar brenda shtëpisë.

Article Logic
Execution time: 0.0021100044250488