INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të rivalizojë Google, njihuni me ''Brave'' website-in që ju paguan për të parë reklama

Do të rivalizojë Google, njihuni me ''Brave'' website-in që ju paguan për të parë reklama

Publikuar më: 10:28 03-07-2019

Epokës së gjigandit teknologjik Google Chrome duket se po i vjen fundi pasi një tjetër website online i quajtur Brave po përgatitet ta konkurrojë.

Brave ndryshe nga Google, bllokon reklamat të cilat i bezdisin përdoruesit gjithashtu ofron para për ata përdorues të cilët klikojnë të shohin një reklamë nga partnerët e faqes.

Brave ka gjetur një mënyrë mjaft interesantë të ofrimit të reklamave ku premton tu japë përdoruesve 70% të të ardhurave të grumbulluara për ata që shohin dhe klikojnë reklama.

Pjesa tjetër prej 30% do të shkojnë për zhvilluesit e shfletuesit. Sipas llogarive të publikuara nga faqja përdoruesit do të mund të fitojnë 60 deri në 70 dollarë këtë vit, ndërsa 224 dollarë në 2020.

Kompania e Brave shprehen se do të operojnë me këtë lloj sistemi të reklamave pasi kanë lexuar dhe marrë parasysh të gjitha ankesat e përdoruesve nga rrjetet e tjera. Sipas tyre mënyra sesi reklamat shfaqeshin duke ju vjedhur të dhënat personale përdoruesve ishte abuzive.

Ekspertët e teknologjisë shprehen se Brave do të jetë një kërcënim serioz për kompaninë e Google, pasi shpejtësia e hapjes së faqeve si dhe siguria për privatësinë e përdoruesve ja kalojnë Google.

Sipas të dhënave në website Brave është tetë herë më i shpejtë sesa Chrome në telefona dhe dy herë më i shpejtë sesa Chrome në desktop.

Për të gjithë ata që duan ta përdorin, Brave është i disponueshëm në Android, macOS, Windoës, Linux dhe IOs.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227