INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të qeshni kur të dëgjoni se si Will Smith ia thotë emrin Erës! Këngëtarja shqiptare përshëndet yllin latin, por jo Nicky Jam [FOTO]

Do të qeshni kur të dëgjoni se si Will Smith ia thotë emrin Erës! Këngëtarja shqiptare përshëndet yllin latin, por jo Nicky Jam [FOTO]

Publikuar më: 22:08 15-07-2018

Pas një muaji përplot entuziazëm në futboll, sot u përmbyll Kampionati Botëror “Russia 2018”. Kombëtaret dhe futbollistët e tyre dhanë maksimumin e tyre në këtë garë. Sot u zhvillua edhe ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku u ndeshën Kroacia dhe Franca, ndërsa lojës i parapriu performanca e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit.

Përmbyllja e Kupës së Botës u bë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, ndërsa tre artistët përformuan në orën 16:30.

Para se të fillonte ceremonia, Era, Will dhe Nicky u argëtuan në maksimum, ndërsa pamjet u publikuan edhe në rrjetet sociale.

Will Smith u pa të kujdesej që t’i argëtonte të gjithë me batutat e tij dhe Era ka publikuar një video ku tregon se si aktori amerikan ia thotë emrin. Ajo më pas i ka dërguar një përshëndetje dhe yllit latin J Balvin, foton e të cilit e kishte stampuar Nicky Jam në bluzën e tij.

will from Elton Cara on Vimeo.

jbalvin from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986