INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të merrte pjesë në edicionin e parë të ‘BBVIP’/ Luizi zbulon arsyen përse nuk pranoi

Do të merrte pjesë në edicionin e parë të ‘BBVIP’/ Luizi zbulon arsyen përse nuk pranoi

Publikuar më: 13:34 18-03-2023

Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të përfolur dhe më të dashur për publikun shqiptar. Fansat e Luizit e cilësojnë atë si fituesin e padiskutueshëm të formatit “Big Brother Vip 2”, por Luizi mund të ishte bërë pjesë e këtij formati që në edicionin e tij të parë dhe ky detaj është zbuluar gjatë një bisedë të bërë brenda shtëpisë më të famshme mes Luizit, Gertit, Kiarën dhe Dean.

Ku luizi është shprehur se ftesa për të marrë pjesë ne “Big Brother Vip” i ka ardhur që vitin e kaluar por e kishte të pamundur të merrte pjesë pasi fatkeqësisht kishte humbur babain e tij.

“Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë”

Pjesë nga biseda:

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq babai dhe e lashë.

Gerti: Domethënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem, e fillova të studioj lojërat, zarfet si bëhet “Big Brother”.

“Big Brother VIP 1” u fitua nga Ilir Shaqiri, ndërsa në vend të dytë u rendit Donald Veshaj. Megjithatë, të gjithë do të ishim shumë kureshtarë për të parë se si do të ndryshonte loja e edicionit të parë me Luizin aty.

Article Logic
Execution time: 0.0036377906799316