INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të jetë pjesë e ''BB VIP Kosova''? Flet për herë të parë Ardian Bujupi

Do të jetë pjesë e ''BB VIP Kosova''? Flet për herë të parë Ardian Bujupi

Publikuar më: 11:28 13-07-2022

Ditën e djeshmë në media u aludua se ishin zbuluar dy banorët e parë të "Big Brother Kosova", me publikun që u shfaq shumë i interesuar për të mësuar emrat. Bëhej fjalë për dy artistë, Ardian Bujupin dhe Genc Salihun, me këtë të fundit që mund të jetë pjesë edhe e stafit realizues të show-t dhe jo domosdoshmërisht banor i shtëpisë.

Fill pasi lajmi bëri xhiron e portaleve, ka ardhur edhe reagimi i Bujupit, i cili duhet thënë që është argëtuar shumë duke e parë emrin e tij të përflitet si pjesëmarrës në reality. Këtë e themi pasi në një postim të artistit në Instagram, ai shpërndan pikërisht lajmin e lartëpërmendur dhe e shoqëron me emoji-t e të qeshurës.

'Ndërsa në postimin e radhës ai shkruan thjesht "fake", duke na lënë të kuptojmë që nuk do të jetë banor i shtëpisë ndoshta më të ndjekur në Kosovë.

Gjithsesi duhet të presim deri ditën kur do të nisë, për të parë a ishte vërtetë "fake" apo jo ky lajm, pasi showbiz-i shqiptar është plot me surpriza!

-640-0-ardianjpg-176.jpg

-640-0-ardian1jpg-133.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818