INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të jetë një verë dasmash për VIP-at! Reperi dhe moderatorja e njohur kanë caktuar datën e dasmës [FOTO]

Do të jetë një verë dasmash për VIP-at! Reperi dhe moderatorja e njohur kanë caktuar datën e dasmës [FOTO]

Publikuar më: 19:36 23-06-2017

U munduan ta mbajnë të fshehur për disa kohë lidhjen e tyre, por përveç se e bënë publike, tashmë kanë vendosur të martohen. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Elita Rudi, të cilët shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Të paktën kështu shprehen mediat kosovare, të cilat shkruajnë se çifti ka caktuar tashmë edhe datën e dasmës, që mendohet se do të jetë shumë afër, këtë verë.

Ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga reperi dhe prezantuesja e “Elite Zone”, por postimet e fundit të Elitës na bëjnë të dyshojmë shumë. Ajo ka publikuar foto me fustan nusërie, që duket po i provon në sallone të ndryshme të Prishtinës. Mbase është herët për të folur, megjithatë mediat e kanë interpretuar këtë veprim si përgatitjet e para për ceremoninë, e cila siç e dinë të gjitha vajzat, fillon nga zgjedhja e fustanit.

E duke parë se këtë verë pritet të martohen Bes Kallaku dhe Xhensila, Getoari e Marina, le të themi që do të jetë një verë dasmash për VIP-at.

Article Logic
Execution time: 0.0037648677825928