INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të jetë magjik! Rita Ora sapo na zbuloi se çfarë po ndodh me bashkëpunimin me Duan, Beben dhe Ava Max! [FOTO]

Do të jetë magjik! Rita Ora sapo na zbuloi se çfarë po ndodh me bashkëpunimin me Duan, Beben dhe Ava Max! [FOTO]

Publikuar më: 15:27 13-03-2019

Nuk mund të ishim më të lumtur, kur para pak javësh këngëtaret shqiptare Rita Ora, Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha u bënë së bashku në rrjetet sociale duke folur për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Por pas statusit të Bebe Rexhës ku të gjitha këngëtaret treguan entuziasmin e tyre për një projekt muzikor së bashku, askush prej tyre nuk ka folur më publikisht për këtë gjë, të paktën deri tani.

Në një intervistë për radion filipinase “MYX”, Rita Ora u shpreh rreth këtij bashkëpunimi me artistet shqiptare, Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Ava Max.

“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe ky do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka thënë Rita.

Gjithashtu gjatë intervistës ajo foli edhe për Bebe Rexhën, me të cilën është shumë shoqe:

“Ajo është shqiptare si unë, kështu që kam pak kohë që e njoh dhe mendoj se është e talentuar si tekstshkruese dhe artiste”.

rita_oraaa.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064