INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të habiteni kur të merrni vesh se këto Vip-a kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin [FOTO]

Do të habiteni kur të merrni vesh se këto Vip-a kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin [FOTO]

Publikuar më: 14:28 25-07-2019

-640-0-5d3896dba6e2b.jpg

Ujërat ata i lëvizin gjithmonë, qoftë me projekte të reja, qoftë edhe me “ngjarje” në rrjet. Albani, Argjentina, Anxhelina, Agnesa, Beatrix janë kushërinjtë që shpesheherë krahasohen me familjen e famshme Kardashian, madje edhe ata kanë menduar se mund të ishte interesant një reality si familja e famshme, ku protagonistë do të ishin ata.

-640-0-5d38954562cea.jpg

Ndoshta ju nuk e dinit se Angelina Jolie dhe Hillary Clinton janë kushërira.

-640-0-5d3895a91cf96.jpg

Motrat Vjollca dhe Evi Reçin mund t’i keni parë shpesh me njëra-tjetrën dhe, me siguri, e dini se janë kushërira. Biondet e bukura të ekranit, sa herë u jepet mundësia, nuk ngurojnë t’ia shprehin dashurinë njëra-tjetrës dhe të dërgojë “zemra” apo “puthje” në çdo postim të ri.

-640-0-5d38966eec895.jpg

Moderatorja e njohur e ekranit, Ermira Çausholli, është kushërirë e parë me Xhemi Shehun. Ndonëse Ermira është tërhequr nga ekrani prej disa kohësh, kur prezantonte “Histori Dashurie” në Vizion Plus, u mësua edhe se ishte kushërirë e parë me moderatoren e “Portokallisë”.

-640-0-5d389468839b4.jpg

Morena dhe Gjiko, nuk janë rastësisht në muzikë. E kanë në gjak dhe këtë e kanë treguar vetë. Ishte Morena që uroi Gjikon për një projekt të ri të sapopublikuar: “Bravo kushëri!”- ka shkruar ajo dhe pas kësaj, të gjithë mësuam edhe një lidhje tjetër.

-640-0-5d389469bb667.jpg

Po Çiljeta dhe Albi? Po, edhe ata janë kushërinj! Tani që e mësuat, mund t’ju duken edhe të ngjashëm, në tiparet zeshkane, në qetësinë dhe humorin që kanë kur flasin, janë të dy të bukur.

BeFunky_Collage1.jpg

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema është tezja e këngetares Xhesika Polo. Tani e kuptojmë se nga e ka trashëguar Xhesika talentin.

on_3.6.jpg

Dy nga emrat më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar janë padiskutim 2po2 dhe Capital T. Dy artistet kanë bashkëpunuar në një sërë prodhimesh muzikore dhe jo më kot. 2po2 është daja i Capital T i cili madje e ka mbështetur shumë nipin e tij në fillimet e karrierës.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154