INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të fitojë?! Mediat botërore thanë që është balerinë ekzotike dhe e dashura e mafiozit, Trejsi Sejdinit i ndodh e papritura! [FOTO]

Do të fitojë?! Mediat botërore thanë që është balerinë ekzotike dhe e dashura e mafiozit, Trejsi Sejdinit i ndodh e papritura! [FOTO]

Publikuar më: 20:14 06-12-2018

Në qershor të këtij viti, Trejsi Sejdini u zgjodh fituese e “Miss Universe Albania”. Ajo do të na përfaqësojë më datë 17 Dhjetor në Bangkok të Tailandës në finalen e madhe. Duke qenë se konsiderohet si një ndër vajzat më të bukura të kompeticionit, mediat e huaja janë interesuar për të ditur më shumë për të. Por në këtë mënyrë ata kanë zbardhur disa detaje jo të këndshme për jetën e saj

“Trejsi Sejdini, 18 vjeç, është në mes të valëve të kritikave duke qenë se përfiltet se ka punuar si një balerinë ekzotike që performonte kërcime tërësisht e zhveshur. Gjithashtu në rrjete sociale thuhet se ajo është në një lidhje me një mafioz shqiptar.”- shkruan një portal spanjoll.

Por pavarësisht këtyre lajmeve, Trejsi ka fituar një popullaritet të madh në Tajlandë dhe kjo shihet fare mirë në postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ka publikuar një mesazh të një fansi i cili i tregon një sekret, surprizën që kanë përgatitur fansat për të.

Bëhet fjalë për 14 flamuj shqiptarë të mëdhenj, fjala “Albanian” e shkruar me drita led dhe shumë fansa që e presin për fazën parapkratë të kompeticionit. Pra Trejsi do ketë një numër të madh fansash dhe detajet shqiptare nuk do të mungojnë.

vmis.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432