INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të çuditeni nga ngjashmëria e Kendall Jenner dhe kësaj modeleje

Do të çuditeni nga ngjashmëria e Kendall Jenner dhe kësaj modeleje

Publikuar më: 21:00 05-02-2017

Ne tashmë e dinim se Kendall Jenner ka disa motra dhe një vëlla, por nuk e dinim që ajo ka një “binjake” gjithashtu! Kate Bogucharskaia është një modele ruse e cila është pothuajse identike me Kendall, dhe jemi çuditur kur kemi parë ngjashmërinë në fotot e tyre. Mjafton të shikoni fotot e saj në Instagram dhe me siguri do të çuditeni edhe ju.

Me flokët e saj të zeza, sytë e mëdhenj, buzët perfekte, dhe mollëzat “vrasëse”, Bogucharskaia është një “kopje” e bukur e Kendall.  Kate është 22 vjeçe, jeton në Neë York dhe është një yll në ngjitje. Dyshojmë se Kendall do t’i pëlqentë të ekzistonte dikush që i ngjan, por thonë që çdokush e ka një “binjak”. Sa do donim t’i shikonim të fotografuara së bashku, pse jo edhe të kalonin në të njejtën pasarelë mode.

Article Logic
Execution time: 0.0018908977508545