INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do ta pres kokën”, i vë thikën në fyt babait, ja si përfundoi

“Do ta pres kokën”, i vë thikën në fyt babait, ja si përfundoi

Publikuar më: 11:56 02-10-2017

Një rast tjetër dhune në familje ka ndodhur në Shijak, i vendos thikën në fyt të babait të tij.

35-vjeçari nga Shijaku është prangosur nga Policia e Durrësit, Ramazan Koçi tentoi të vriste babain e tij . Sipas të dhënave nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës është arrestuar 35-vjeçari pas denoncimit të babait të tij H.Koçi në policinë e Durrësit, ku ka deklaruar se i biri e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht me grushte  e shkelma dhe më pas e ka kërcënuar për jetën duke e vënë thikën në fyt, transmeton ballkan web.

Pas denoncimit policia ka mësyrë në banesën e tyre duke i vënë prangat djalit dhunues. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe dy armë të ftohta, thika.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664