INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Do mbytem në det”, i riu zhduket pa lënë asnjë gjurmë

“Do mbytem në det”, i riu zhduket pa lënë asnjë gjurmë

Publikuar më: 16:23 11-09-2018

Një 29-vjeçar është zhdukur në Sarandë, ndërsa mësohet se para se të largohej nga shtëpia iu ka thënë familjarëve se do të mbytet në det.

Personi i larguar është Blerim Dule, 29 vjeç. Policia e Sarandës prej ditës së djeshme ka vijuar punën në kërkim të të zhdukurit, por nga të dhënat rezulton se Dule vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, Policia në prani të familjarëve ka zhvilluar kërkime në det, por ende nuk ka asnjë shenjë për të zhdukurin nga Manastiri i Sarandës.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051