INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do ju ngeli hatri? Albi Nako zgjedh mes këngëtareve seksi shqiptare: Nora kërcen më bukur se Era, por Elvana është ... [FOTO]

Do ju ngeli hatri? Albi Nako zgjedh mes këngëtareve seksi shqiptare: Nora kërcen më bukur se Era, por Elvana është ... [FOTO]

Publikuar më: 17:29 06-07-2019

Në fakt, nuk është tamam kështu. Era, Nora, por edhe Elvana janë në grupin e atyre këngëtareve që i kushtojnë rëndësi të madhe kërcimit në performancat apo edhe në klipet e tyre. Prej kohësh, të tria artistet nisin më herët të punojnë me koreografin e njohur Albi Nako, ushtrohen vazhdimisht për të pasur një performancë të kompletuar në projektin e radhës.

"Nuk e di", kënga e fundit e dy motrave Istrefi, kishte nisur punën disa muaj më parë derisa erdhi në variantin final dhe kërcimi ishte një pikë shumë e rëndësishme e klipit. Për prapaskenat e klipit dhe provat, Albi foli sot edhe nga "Rudina", madje zbuloi edhe cila prej motrave ushtrohet më shumë apo kërcen më bukur.

Duke krahasuar Erën dhe Norën, të cilat vazhdimisht marrin leksione kërcimi për performancat e tyre, Albi tha se Nora kërcen më bukur se Era: "Unë di të them që Nora kërcen më bukur se Era, ka më shumë dhunti, por është edhe e testuar, sepse ka qenë pjesë e "Dance With Me 1", para 5-vjetësh, është shumë intuitive për të kapur lëvizjet...",- tha koreografi.

era_nora.jpg

Por nuk janë vetëm motrat. Edhe Elvana Gjata merr zakonisht mësime kërcimi nga Albi për performancat e saj: "Me Elvanën jemi miq të vjetër, bashkëpunojmë shpesh. Elvana, në pjesën e performancës është "on the top". Ia kam thënë edhe asaj që do t'i shkonte shumë baleti, kërcimi. Të gjithë mund të kërcejnë, por kërcimi nuk të shkon. Në këtë jetë, nëse Elvana do ishte balerinë, do të ishte shumë e mirë, e shkëlqyer", - tha Albi.

Veç këngëve, klipeve dhe performancave skenike, Elvana bën për vete publikun edhe me lëvizjet dhe interpretimet skenike. Edhe motrat Istrefi, gjithashtu, nuk mbeten pas me kërcimet e tyre sensuale, provokuese...

640-0-5af00dc24d896.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934