INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do i takonim tani në dhjetor, ç'ndodhi? Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi marrin vendimin drastik, me ta do përballemi në ... [FOTO]

Do i takonim tani në dhjetor, ç'ndodhi? Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi marrin vendimin drastik, me ta do përballemi në ... [FOTO]

Publikuar më: 19:23 26-12-2018

Xhirimet e filmit komik “Dy gisht mjaltë” përfunduan më 2 shtator 2018 ku Ermal Mamaqi njëkohësisht aktori që do të ketë rolin kryesor në këtë komedi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram lajmëroi se filmi do të shfaqej në muajin dhjetor në të gjitha kinematë e Tiranës. Mamaqi, i cili është njëkohësisht edhe producenti i këtij prodhimi, ka marrë në kast edhe këngëtaren Elvana Gjata, gjë që bën të ketë edhe më kureshtje tek publiku.

Por muaji dhjetor erdhi dhe iku, e “2 gisht mjaltë” nuk u shfaq gjëkundi.

Bordo.al kontaktoi show-man-in të cilin e pyetëm se çfarë ndodhi me filmin.

Duket se komedia është shtyrë për një moment tjetër, e pikërisht më datë 14 shkurt 2019, ditën e të dashuruarve.

“Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj, dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”; u shpreh Mamaqi.

Article Logic
Execution time: 0.0051438808441162