INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djemtë e pëlqejnë shumë për këtë gjë, e shumë vajza e ‘xhelozojnë’, por kujt ja merrte mendja se Ronela e paska kompleks!

Djemtë e pëlqejnë shumë për këtë gjë, e shumë vajza e ‘xhelozojnë’, por kujt ja merrte mendja se Ronela e paska kompleks!

Publikuar më: 22:33 23-10-2019

Këtë të mërkurë në "Soirée" me Jonida Shehun në Top Channel ishte e ftuar këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila foli për këngën e saj më të re "MVP" dhe rreth projekteve që ka.
Gjatë intervistës me Jonida Shehun, kjo e fundit e ka pyetur Ronelën se çfarë kompleksi ka me veten dhe ajo ka treguar se ka trupin e saj.

"Kam kompleks të dal me rroba-banjo në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rroba-banjo në jetë. Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë", është shprehur Ronela.

"Ndonjë gjë tjetër që do t'ua fshehësh njerëzve dhe mediave ka diçka?, e ka pyetur më tej Jonida.

"Mediave unë iu jap atë çka duhet t'ju jap, që jo vetëm mua, por besoj të gjthëve iu leverdis ana profesionale", është përgjigjur këngëtarja e njohur.

"Ato duan jetën personale, ndërsa ti ju jep atë profesionale ", ka vazhduar më tej Jonida Shehu duke qeshur.

"Po, por unë nuk fitoj lekë nga ajo, unë fitoj lekë nga ajo tjetra, pra unë jam goxha biznesmene", ka përfunduar Ronela Hajati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040438175201416