INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mbeturinave në Porto Romano, studentët nuk do të heqin dorë nga protestat derisa... [VIDEO]

Djegia e mbeturinave në Porto Romano, studentët nuk do të heqin dorë nga protestat derisa... [VIDEO]

Publikuar më: 19:07 21-11-2018

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano ndodhet vetëm 250 metra larg Korpusit Universitar "Aleksandër Moisiu", duke bërë që bashkëjetesa e studentëve me plehrat dhe tymin që lëshohet nga djegia e tyre t’i rrezikojë ata seriozisht.

“Stop ndotjes në Porto Romano” ishte mesazhi i protestës së dhjetëra studenteve të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Studentët u mbështetën nga pedagogët e tyre dhe banorë të zonës. Lidhur me këtë çështje ka folur në Kafe IN, pedagogia Dorina Ndreka e cila po ashtu jep mësim në ambjentet e këtij universiteti. Ndreka shprehet se aktualisht janë dy godina universitare pranë ''Porto Romanos'':

"Janë 4 fakultete të cilat ndodhen pranë këtij vendgrumbullimi me një numër prej rreth 10 mijë studentësh, plus pedagogësh", u shpreh Ndreka në studion e Kafe IN.

Pedagogia ka treguar se studentët kanë marrë këtë nismë për të arritur disa objektiva. Hapi i parë ishte ndërprerja e zjarreve në Porto Romano. Më tej ndërprerja e hedhjes së mëtejshme të mbetjeve, rrethimi si dhe rehabilitimi i gjithë zonës duke larguar të gjitha mbetjet prej andej.

"Të ndërpriten zjarret, ndërprerja e hedhjes së mëtejshme të mbetjeve në këtë zonë, rrethimi i zonës dhe rehabilitimi i gjithë zonës duke larguar mbetjet prej andej" shtoi Ndreka.

Deri tani ka ndaluar djegia e mbeturinave, por pedagogia Dorina Ndreka theksoi se deri sa ky problem të marrë zgjidhje studentët dhe profesorët e tyre nuk do të ndalen./Intv.al/

 

 

 

protesta-e-studenteve-durres-1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266