INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DJEGIA e makinave në Vlorë/ Ja kush ishte ''OBJEKTIVI'' [EMRI]

DJEGIA e makinave në Vlorë/ Ja kush ishte ''OBJEKTIVI'' [EMRI]

Publikuar më: 11:00 26-02-2019

Mëngjesin e sotëm u dogjën pesë makina në një garazh në qytetin e Vlorës. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Burime për OraNews tregojnë se dy prej automjeteve janë të drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifit dhe bashkëshortes së tij.

Sipas tyre objektivi ka qenë pikërisht makina e zyrtarit të bashkisë, ndërsa makinat e tjera janë djegur nga shpërthimi i flakëve në makinën e parë.

Sherifi, rezulton person nën hetim për çështjen e koncesionit të parkimeve bashkë me ish-kryetarin Shpëtim Gjika dhe 6 zyrtarë, shkruan OraNews.

Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, edhe pse është e vështirë, pasi në këtë zonë kamerat e sigurisë janë shumë të pakta.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.003521203994751