INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Djali i suksesshëm” i shpëton jetën të atit falë famës së tij [FOTO]

“Djali i suksesshëm” i shpëton jetën të atit falë famës së tij [FOTO]

Publikuar më: 22:51 08-12-2016

Emri i tij është Sammy Griner, dhe për të gjithë ne, ka qenë një nga meme-t më të përdorura e të preferuara në internet. Pikërisht prej kësaj fame të fituar në internet, Sammy nga Florida, ka arritur të shpëtojë të atin. 10-vjeçari ka mundur ta përdorë famën e tij duke mbledhur 100,000 dollarë për t’i shpëtuar jetën të atit i cili kishte nevojë për një transplant veshke.

Kur Laney, mamaja e Sammy shkrepi foton e të birit me grusht të mbledhur që në atë kohë ka qenë 1 vjeç, nuk ia kishte marrë kurrë mendja se ishte kthyer në një fenomen në rrjetet sociale, meme e etiketuar si “Suçes Kid” është bërë virale. Për të mos thënë se as nuk e kishte çuar nëpër mend se falë djalit të suksesshëm, bashkëshorti i saj kreu transplantin e veshkës. 

Article Logic
Execution time: 0.0033199787139893