INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i Shpat Kasapit mbush 4-vjeç pa praninë e të atit, Selvije Jao prek me dedikimin e saj: Do doja të ishte

Djali i Shpat Kasapit mbush 4-vjeç pa praninë e të atit, Selvije Jao prek me dedikimin e saj: Do doja të ishte

Publikuar më: 13:34 19-01-2026

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim të ndjerë me rastin e 4-vjetorit të lindjes së djalit të tyre, Roel.

Kjo është ditëlindja e parë që vogëlushi feston pa praninë fizike të të atit, pasi Shpat Kasapi u nda nga jeta papritur më 26 nëntor të vitit që lamë pas, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe fansat e tij.

Përmes një postimi në Instagram, Selvija shprehu mallin dhe dhimbjen që Shpati nuk mundi ta përqafonte edhe një herë të birin në këtë ditë kaq të rëndësishme. Ajo shkroi se do të donte që ai të ishte aty, me buzëqeshjen e tij dhe duart plot dhurata, por realiteti i hidhur bëri që Roeli këtë përvjetor ta festojë duke parë vetëm fotografinë e babait.

Në fjalët e saj të ndjera, Selvija i premtoi të birit se do të jetë gjithmonë pranë tij, mbështetja dhe forca e tij në çdo hap të jetës.
“Gezuar ditëlindjen jeta ime!
Sot mbush 4 vjeç, Roel…
E unë do doja të ishte këtu babi yt.
Ta shihje me duart plot dhurata,
të të merrte në krahë fort
e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij,
dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.

Por biri im, mami është këtu.
Për të të dashur dyfish,
për të të mbajtur fort.
Babi yt të do nga qielli,
dhe mami i lutet Zotit
të jetë gjithmonë krahu yt.
Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj”, shkroi ajo.

Postimi i saj ka marrë mijëra reagime dhe komente mbështetjeje, ndërsa ndjekësit kanë shprehur ngushëllime dhe urime për ditëlindjen e vogëlushit, duke e cilësuar mesazhin si një nga më prekësit e fundit në rrjet.

Article Logic
Execution time: 0.0026078224182129