INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djalë apo vajzë? Raporti botëror zbulon realitetin shqiptar

Djalë apo vajzë? Raporti botëror zbulon realitetin shqiptar

Publikuar më: 12:07 26-08-2019

Djalë apo vajzë? Shqiptarët vijojnë të jenë populli tradicional i cili lind më shumë djem se vajza.

Shqipëria renditet ndër vendet me normë të lartë të djemve të lindur në raport me vajzat.

Në një hartë të krijuar nga portali “Our World in Data”  shihen ndryshimet në raportin e gjinive gjatë lindjes në të gjithë botën.Ky raport i gjinisë përllogaritet si numri i lindjeve të meshkujve për çdo 100 lindje femra; vlera më e madhe se 100 tregon se ka më shumë djem sesa vajza të lindura atë vit.

Shifra 108 e Shqipërisë, do të thotë që për vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Raporti gjinor i lindjeve është më i lartë në Shqipëri se sa ishte mesatarja botërore, ku sipas të dhënave të OBSH dhe të përpunuara nga Our World  qëndron në nivele e 107 lindje të djemve për çdo 100 vajza të lindura.

Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë. Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura.

Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza.

Në vendet e Bashkimit Europian ky raport luhatet midis vlerave 105 deri në 107 djem të lindura për çdo 100 vajza.Vendet ku raporti gjinor është më i lartë janë: Kina me 115 djem të lindur për çdo 100 lindje vajza, Azerbajxhani ndjekur nga Pakistani.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet latine, raporti gjinor përllogaritet të jetë më i ulët.

Një nga arsyet e diferencave gjinore në lindje, sikurse shpjegon Our World in Data, lidhet me abortin selektiv.

shq.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828