INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
DJ i njohur ndërkombëtarisht shpreh dëshirën për bashkëpunim me Taynën

DJ i njohur ndërkombëtarisht shpreh dëshirën për bashkëpunim me Taynën

Publikuar më: 11:50 26-09-2026

Tayna mund të jetë në prag të një bashkëpunimi të madh ndërkombëtar në muzikë. DJ dhe producenti i njohur francez, Hugel, ka tërhequr vëmendjen e fansave me një deklaratë të papritur në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi nga një koment në Instagram, ku një ndjekës i kërkoi Hugel-it që ai dhe Tayna të sillnin një këngë së bashku.

Përgjigja e DJ-it francez ishte e menjëhershme: “I’m down anytime” (jam i gatshëm në çdo kohë), duke konfirmuar publikisht se është plotësisht i hapur për një projekt muzikor me artisten shqiptare.

Hugel, i cili numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe gëzon famë ndërkombëtare si krijues i hiteve të rrymës Latin House, njihet për ritmet e tij energjike në skenën globale. Një ndërthurje e stilit të tij me muzikalitetin e Taynës do të përbënte pa dyshim një nga bashkëpunimet më dinamike.

Ndërsa DJ-i francez i ka dhënë tashmë “dritën e gjelbër” kësaj ideje, mbetet për t’u parë nëse ky shkëmbim në rrjete sociale do të transformohet së shpejti në një projekt konkret në studio.

Kujtojmë se Hugel ka përdorur në setet e tij këngën “Si Ai” të Taynës, gjatë performancës së tij në Tiranë në qershor 2025.