INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditmir Bushati kundër Ramës: Në PS u rikthyen njerëz problematikë, të kërkojmë falje, nuk zgjidhet gjë me shkarkime…

Ditmir Bushati kundër Ramës: Në PS u rikthyen njerëz problematikë, të kërkojmë falje, nuk zgjidhet gjë me shkarkime…

Publikuar më: 20:20 28-08-2019

Ish-ministri Ditmir Bushati në fjalën e tij para mediave pas mbledhjes së Kryesisë, ka dalë hapur kundër qëndrimeve të Ramës. Bushati u shpreh se çështja kryesore e diskutuar ka qenë situata në Shkodër, duke shtuar se ky fenomen duhet trajtuar me rrënjë.

Bushati tha se Partia Socialiste duhet të kërkojë falje për procesin në Shkodër. “Shkodra është një çështje që shkon përtej një partie. Duhet reformë brenda familjeve politike”,- tha Bushati. Duke folur për çështjen e Shkodrës, Bushati ishte kundër idesë së Ramës për shkarkimin e gjithë drejtorëve. Ai tha se nuk mund të ketë dënime kolektive.

Ish-ministri tha se shqetësimet e tij i ka shprehur dhe mbledhjen e Kryesisë së PS, në prani të Kryeministrit. Bushati tha se partitë politike, duke nisur nga PS, kanë nevojë për reformim duke u kthyer në modele të debateve të intelektit dhe jo çështjeve që kanë të bëjnë me dekriminalizimin.

“Unë i kam bërë një letër kryesisë së PS për shqetësimet që kanë ngritur atje. E vërteta është se që me delegimin tim në 2016 unë kam pasur disa fenomene për ti trajtuar , sepse tek e fundit jemi një familje politike dhe është e hijshme që të trajtohen brenda forumeve. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo proceduriale as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që skanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar”, tha Ditmir Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719