INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditmir Bushati kritika qeverisë për dokumente të pasakta

Ditmir Bushati kritika qeverisë për dokumente të pasakta

Publikuar më: 16:53 12-02-2019

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Por ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar dokumentin e qeverisë. Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Për fat të keq kjo i mungon relacionit që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave. Nuk përmendet në relacion Marrëveshje e Ohrit. Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur siç duhet këtë dokument sepse ka të bëjë me politikën shtetërore tone”, tha Bushati.
Ndërsa deputetët e opozitës kritikuan Gent Cakajn. “Në suazën e pupacëve që janë vendosur për të çaur në një anarshi të plotë përsëri të re, ndoshta në gjithë rajonin, të cilat rrezikojnë rëndë pozicionin e Shqipërisë, pozicionin tonë në NATO. Zoti ministër i Jashtëm nuk ka pse të fshihet skutave”, tha deputeti i PD, Tritan Shehu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043220520019531