INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindjet festohen ndryshe kur ke një partner kaq romantik sa Genc Prelvukaj! Ja urimi i tij për Enin[FOTO]

Ditëlindjet festohen ndryshe kur ke një partner kaq romantik sa Genc Prelvukaj! Ja urimi i tij për Enin[FOTO]

Publikuar më: 17:29 05-07-2019

Genc Prelvukaj dhe e fejuara e tij Eni Koçi kanë padyshim një nga lidhjet më të sinqerta dhe të lumtura në estradën shqiptare.

Kjo duket qartë, në të gjitha veprimet që ata bëjnë për dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Duke filluar që nga propozimi romantik i Gencit dhe deri tek emrat e këngëve që janë dedikime dhe tekstet më tej, padyshim edhe festa e ditëlindjes së Eni Koçit nuk mund të shpëtonte pa një gjest të tillë.

Genci ka shkruajtur fjalët më të bukura për partneren e tij.

Ai e ka quajtur Enin “bella” (e bukur) bazuar te kënga e saj më e fundit që është bashkëpunim me këngëtarin Lindon.

Më pas Genci shkruan se Eni u jep ngjyrë ditëve të tij dhe se është e bukur në shpirt!

“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, ka shkruar Genci pranë një fotoje të Enit, e cila e ka publikuar më pas në InstaStory-n e saj!

d9a45b54-df61-4840-9b8f-18d3f848d898.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268