INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindja e parë e Barbanës pa Ergin, ajo kujton urimin e tij për të [FOTO]

Ditëlindja e parë e Barbanës pa Ergin, ajo kujton urimin e tij për të [FOTO]

Publikuar më: 20:45 03-07-2017

Emocionuese!

Këngëtarja Barbana Dini sot ka ditëlindjen dhe ka vendosur ta urojë vetën më një kujtim nga Ergi. Ajo ka postuar një foto të vitit të kaluar të kësaj dite,  ku Ergi e ka uruar dhe ata kanë qenë të gjithë bashkë.

“E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua. Të afërm, shokë, shoqe, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falenderoj nga zemra për urimet edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë. Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht JU!

Dhuroni sa më shumë dashuri në çdo ditë dhe me çdo person që takoni, është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot. Nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë!”- mbishkruan ajo krahas fotos.

Barbana pas humbjes së vëllait, ka mbajtur premtimin e dhënë dhe është kthyer sërish botës së muzikës./intv.al/

barbana.png

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709