INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë zie! Digjen tre foshnjet nga zjarri në banesë. 'Dëgjuam ulërimat e fëmijëve por nuk ndihmuam dot' [VIDEO]

Ditë zie! Digjen tre foshnjet nga zjarri në banesë. 'Dëgjuam ulërimat e fëmijëve por nuk ndihmuam dot' [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 22-06-2018

Ditë zie është sot për Velesin, Maqedoni, ku dy ditë më parë humbën jetën tre fëmijë nga zjarri në banesë.

Në këtë tragjedi humbën jetën tre vajzat, Toena, që pas një muaji do mbushte 1 vjeç, Petar 2 vjeç dhe vajza e madhe e shtëpisë Dragana 4 vjeçe.

Në momentin e flakëve ata gjendeshin vetëm në shtëpi pasi prindërit e tyre kishin shkuar të blerë ushqimet.zjarrii-1_1529602982-5144974.jpg

Prindërit e foshnjeve

Sipas mediave maqedonase prindërit e fëmijëve Marina Antonievska dhe Nikolla Dacvesi jetonin bashkë dhe ishin të pamartuar. Dy fëmijët e mëdhenj ishin fëmijët e Marinës që kishin lindur nga martesa e parë, ndërsa foshnja Toena ishte fëmija e të dyve.

 

Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë dëshmojnë momentet e tmerrit ku humbën jetën tre foshnjet.

Aty rreth orës 16:00 prindërit e tyre i pashë duke shkuar të bëjnë pazar, më pas dëgjova ulërimat e fëmijëve. Zbrita poshtë dhe pashë flakët e mëdha.

Menjëherë lajmërova policinë dhe zjarrfikësit dhe u tregova për zjarrin. Pasi u kthyen prindërit, ato bërtisnin: “fëmijët, fëmijët”, e lajmërova përsëri policinë për t’u treguar se brenda në shtëpi ka fëmijë.

I njoh prindërit edhe pse nuk kemi pasur ndonjë kontakt. Ne kemi bartur ujë me kova prej shtëpive për ta shuar zjarrin, por kot nuk arritëm t’i shpëtojmë” deklaron njëri prej tyre.

“Filluam ta shuaj zjarrin, ishte temperaturë e lartë dhe kishte flakë të madhe, të cilat ishin bërë nga materialet e plastikës që anëtarët e familjes i kishin grumbulluar në shtëpi për të siguruar ekzistencën.

Kur arritën pronarët e shtëpinë na informuan se i kanë mbyllur tre vajzat e tyre të vogla në shtëpi, 4, 2 dhe 1 vjeç.

Dhamë gjithçka nga vetja, por ishte shumë vonë, sepse çatia kishte rënë dhe viktimat i kishte mbërthyer zjarri.

Pasi filluam të pastrojmë materialin, e gjetëm fillimisht vajzën 4 vjeç, pastaj e nxorëm trupin e vajzës 2 vjeçe dhe në fund vajzën më të vogël 1 vjeçe. Kjo është një katastrofë e madhe”,- theksoi kryetari i ekipeve të zjarrfikësve në Veles, Lupço Lepidovski.

Mësohet se tre trupat e të miturve janë gjetur të përqafuar.

Në një deklaratë për mediave prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se zjarri është vendosur qëllimisht pasi në shtëpinë e tyre të improvizuar nuk ishte lidhur energjia elektrike.

Policia ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit që i morën jetën fëmijëve.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215