INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë të vështira për kryeministren britanike. Qeveria në rrezik!

Ditë të vështira për kryeministren britanike. Qeveria në rrezik!

Publikuar më: 12:40 02-05-2018

Kryeministria Theresa May po përballet me vështirësi, ndërsa vendi po nënshkruan marrëveshjet doganore për daljen nga Bashkimi Europian. Anëtarët e qeverisë, që kërkojnë daljen e vendit nga BE, do të takohen sot me May në një orvatje për ti dalë përpara çështjes ndarëse të marrëveshjeve doganore. Kryeministrja u paralajmërua se qeveria e saj mund të 'shembet' nëse ajo ecën përpara me planet për një partneritet doganor me BE kundër dëshirave të atyre që mbështesin Brexit. Ajo pritet të ketë një përballje me "kabinetin e saj" të luftës, pasi gjashtëdhjetë deputetë Euroskeptik dërguan një raport prej 30 faqesh në Downing Street duke e shmangur planin. Raporti i dënueshëm, i hartuar nga Grupi i Kërkimeve Evropiane, i udhëhequr nga Jacob Rees-Mogg pretendoi se plani do të 'ndezte të gjithë ekonominë me kontrolle të rënda, duke dëmtuar aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar' për të negociuar marrëveshje tregtare.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006