INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Ndërkombëtare e Librit, shpërthen vajza e Lasgush Poradecit: ‘Shqipëria i ngjan një katastrofe...’

Dita Ndërkombëtare e Librit, shpërthen vajza e Lasgush Poradecit: ‘Shqipëria i ngjan një katastrofe...’

Publikuar më: 12:37 23-04-2018

Sot është data 23 prill, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.

Lidhur me këtë ka reaguar vajza e Lasgush Poradecit, Marie Poradeci e cila thotë se Shqipëria noton në një absurd të madh të moszbatimit të ligjit.

“Kur flitet për të drejtën e autorit apo për pronësinë intelektuale në vendin tonë është akoma e paqartë se për çfarë bëhet fjalë dhe deri ku është kufiri për të mos cënuar këtë të drejtë. Për të Drejtën e Autorit, Shqipëria noton në një absurd të moszbatimit të ligjit.

Çdo lloj cënimi i të drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, është mundësi për ndëshkim dhe për dëmshpërblim të rëndë, pasuror dhe moral. Cënimi i të drejtës së autorit përbën vepër penale të rëndë në botën e qytetëruar, por në Shqipëri, gjendja faktike është katastrofike. Deri kur kështu do të vazhdojnë të na vjedhin në mënyrë të hapur pasurinë tonë intelektuale?”, pyet Marie Poradeci.

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152