INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e verës/ Moti surprizon ditën e sotme... Nuk pritet të jetë dhe aq verë

Dita e verës/ Moti surprizon ditën e sotme... Nuk pritet të jetë dhe aq verë

Publikuar më: 09:02 14-03-2019

Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e pasdites në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar shira në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.

Po ashtu mbrëmja mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës, kryesisht në rajonin Juglindor.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rënie sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri në 15 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217