INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Verës, ja çfarë aktivitetesh do ju zbukurojnë ditën

Dita e Verës, ja çfarë aktivitetesh do ju zbukurojnë ditën

Publikuar më: 16:12 12-03-2018

Përgatitjet për të festuar Ditën e Verës në Tiranë kanë nisur dhe kjo vihet re në Tiranë pasi i gjithë qyteti është zbukuruar.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka zbardhur programin për të mërkurën, i cili do të përfshijë të gjitha grupmoshat.

Ora 09:00 Muzikë me DJ tek Liqeni Artificial (hyrja e digës).

Ora 10:00 “Karnavalet në Tiranë”- Parada e fëmijëve të shkollave nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Ora 09:00-15:00 Tirana Open Air Shoë. Avion në sheshin “Skënderbej”.

Ora 09:30-11:15 Fluturime nga Flota Kombëtare e Pilotëve, Kosovë-Shqipëri.

Ora 10:00 Varka dhe kanoe për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve. Gjithashtu, demonstrime nga profesionistë të lundrimit te Liqeni Artificial.

Ora 10:30-14:30 Koncert tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” (përballë Kryeministrisë). Këngëtarët: Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band. Argëtim, surpriza në zonën e dedikuar të rinjve.

11:00-00:00 Koncert “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës. Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Prej orës 11:00 dhe gjatë gjithë ditës te Parku i Liqenit Artificial

Përgjatë Digës – Panairi i Artizanëve

Këndi i piktorëve (rruga e 1000 selvive)

Oazi i lojërave për fëmijë (afër fushave multisportive)

Aktivitete sportive si Ping-pong, shah, volejboll, basket, handball, harqe, kangoo etj… (para fushave multisportive dhe brenda tyre).

Këndi i fotografisë së pranverës

Libraria e Liqenit e hapur për fëmijët dhe të rinjtë

Këndi i barbekysë

Mbrapa këndit të forcës nr 1: Festival i kërcimit për fëmijë “Ne jemi Bota”. Më pas vazhdon Teatri i Kukullave për Fëmijë.

Tek Teatri Veror: Program klasik me të ftuar nga Shkolla e Baletit dhe Liceu Artistik.

Aktorë të Cirkut do të jenë në hapësira të ndryshme të parkut.

Në Kopshtin Zoologjik do të ketë muzikë me DJ si dhe aktorë të Cirkut që do të performojnë për vizitorët e vegjël

0ra:12:00-23:00 Koncert për të rinj te sheshi “Italia”. Këngëtarët: – G UP, – Fifi, – Anxhelo Koci, – Gent Fatali, -Fero

Rruga “Pjetër Bogdani”: Skena e vendosur tek Kino Bar (me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic.

Rruga Ibrahim Rrugova: Panair me produkte të ndryshme.

Ora 18:00 Koncert klasik. Amfiteatri te Akademia e Arteve

Këngëtarët:

Kastriot Tusha (Tenor)

Ardita Meni (Soprano)

Zana Frashëri (Soprano)

Evis Mula (Soprano)

Erand Kurani (Fizarmonikë)

Alma Strazimiri (Mezzo-soprano)

Sofika Kola (Soprano)

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326