INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Shëndetit/ 101% e shqiptarëve kryen kontrollin mjekësor, Manastirliu: Kryeni aktivitet fizik

Dita e Shëndetit/ 101% e shqiptarëve kryen kontrollin mjekësor, Manastirliu: Kryeni aktivitet fizik

Publikuar më: 16:32 07-04-2019

“Kontrolli Mjekësor Bazë ka kapërcyer targetin e parashikuar dhe në 3 muajt e parë të vitit 2019, 122 mijë qytetarë ose 101.3% e atyre që ishin parashikuar, e kryen kontrollin mjekësor bazë në të gjithë qendrat shëndetësore në vend”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit.

Manastirliu deklaroi se po investohet për parandalimin e sëmundshmërisë dhe objektiv i Qeverisë është mbulimi shëndetësor universal, kudo, për këdo.

Ministrja bëri një apel për çdo qytetar, për të kontribuar për një mjedis më të pastër dhe për të kryer aktivitet fizik, për uljen e barrës së sëmundshmërisë.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, të gjitha qendrat shëndetësore në vend u hapën nga mëngjesi deri në orën 14:00, për ofrimin e Kontrollit Mjekësor Bazë.

Sipas ministrisë, gjatë vitit 2018 e kyen kontrollin mjekësor bazë 422,892 qytetarë të grupmoshës 35–70 vjeç. Nga ky program kombëtar, janë zbuluar sëmundje që kanë barrën kryesore të sëmundshmërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619