INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Shën Valentinit e ‘kap’ Stresin në burg, Keisi i bën DEDIKIMIN prekës: ‘‘Nuk është e rëndësishme...’’

Dita e Shën Valentinit e ‘kap’ Stresin në burg, Keisi i bën DEDIKIMIN prekës: ‘‘Nuk është e rëndësishme...’’

Publikuar më: 18:26 14-02-2019

Reper-i Stresi prej shumë kohësh gjendet tashmë në burg, në pritje të gjykimit të tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht aludimeve të shtypit rozë, e dashura e Stresit, Kejsi ka qëndruar në krah tij, duek e shprehur hapu dashurinë.

Ajo nuk e ka lënë të ikë edhe Dita e Shën Valentinit pa një urim special për njeriun e saj të zemrës. Nga Kanada-ja, Kejsi i thotë Stresi-t, se distanca i bën njerëzit të vlerësojnë më shumë atë që kanë:

“Gëzuar Shën Valentinin shpirti im! Kudo nëpër botë të jemi, zemra ime është gjithmonë me ty. Nuk është e rëndësishme t’festojmë sot sepse çdo ditë për ne është Shën Valentin. Distanca të bën të vlerësosh atë që ke dhe ta mbash përgjithmonë! Siç thotë Shpresa Lushaj, sot dashuria asht në fluturim nga Toronto në Shqipëri e anasjelltas. Të Dua!”

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377