INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Botërore e Talasemikëve! Të sëmurët në krizë për gjak...[FOTO]

Dita Botërore e Talasemikëve! Të sëmurët në krizë për gjak...[FOTO]

Publikuar më: 11:37 08-05-2019

Të lindurit me talasemi në Shqipëri nuk marrin sasinë e duhur të gjakut. Nga të dhënat e fundit rezulton se ka vetëm 10.8 dhurime për 1 mijë banorë, në një kohë që për të plotësuar të gjitha nevojat duhen të paktën 20 dhurime. Në Ditën Botërore të Talasemisë, Ministria e Shëndetësisë ka çelur fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurtë për të gjithë”, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. Të parët që kanë dhuruar gjak ishin punonjësit e kësaj ministrie.
”Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”, tha Manastirliu.
Në stinën e verës veç të sëmurëve me talasemi ndodhin dhe shumë aksidente ndaj dhe rezervat në bankat e gjakut mbarojnë shumë shpejt.
Manastirliu sqaroi se për këtë arsye fushatat e dhurimit në këtë periudhë do të jenë më të organizuara dhe së shpejti njofton ajo, do të prezantojnë strategjinë e gjakut, e cila do të ketë komponent të rëndësishëm, dhurimin vullnetar.
Nga ana tjetër Kryetar i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zeneli, me mesazhin e tij kishte si qëllim të nxitë qytetarët që të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.
“Këto pacientë të paktën njëherë në 20 ditë duan gjak. I them qytetarëve ai që dhuron gjak shpëton jetë”, tha Zeneli.
Përmes kësaj fushate për fëmijët talasemikë dhe synohet të arrihet në 2500 dhurues vullnetarë.

ogok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053