INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Botërore e Sindromës Down merr vëmendjen e Presidentit: Kujdesuni për këta fëmijë

Dita Botërore e Sindromës Down merr vëmendjen e Presidentit: Kujdesuni për këta fëmijë

Publikuar më: 09:51 21-03-2019

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, Presidenti Ilir Meta ndan një dedikim të ndjerë “Facebook”. Meta u bën thirrje të fortë institucioneve dhe shoqërisë për solidaritet dhe shkruan se ka një falënderim të veçantë ndaj prindërve, edukatorëve dhe aktivistëve që kujdesen për këta fëmijë.

Ja postimi i plotë i Presidentit:
Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma down. Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet, por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.
Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar.
Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit, por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0067899227142334