INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita Botërore e Emoji, e dini cila është figura më e përdorur

Dita Botërore e Emoji, e dini cila është figura më e përdorur

Publikuar më: 15:57 17-07-2018


E dini edhe Emoji-t figurat që na argëtojnë në rrjetet sociale kanë një ditë që u dedikohet. Dhe sot 17 Korriku është Dita Botërore e Emoji.

Të gjithë e dimë se e mojit janë një mënyrë komunikimi që po pushton marrëdhëniet që ne ndërtojmë me njëri-tjetrin sidomos kur jemi në epokën e teknologjisë.

Dhe emojit janë bërë pjesë e komunikimit tonë pasi përmes tyre shprehim emocione, shprehim nëse jemi të mërzitur apo të lumtur dhe shpeshherë edhe argëtohemi.

E dini që sot ekzistojnë plot 2800 emoji dhe vetëm 2300 prej tyre përdoren në Facebook.

Për të dëshmuar se imazhi vlen më shumë se 1000 fjalë , më shumë se 900 milionë emoji dërgohen cdo ditë pa tekst në messenger.

Në Facebook cdo ditë përdoren plot 700 milionë emoji dhe figura e zemrës është emoji më i aplikuar gjatë këtij viti.

Duket se figurat kanë pushtuar komunikimin tonë ndërsa teknologjia gjithmonë e më shumë avancon.

Dhe e reja më e fundit rreth emoji vjen nga Facebook dhe Messenger që do të na japin mundësinë të shfaqim fytyrat e dëshiruara edhe si sfond në postime.

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596