INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disiplina e Jennifer Lopez për t’u dukur 20 vite më e re…

Disiplina e Jennifer Lopez për t’u dukur 20 vite më e re…

Publikuar më: 16:40 21-10-2020

Sot po shkruajmë për një divë, në kuptimin e plotë të fjalës, në çdo aspekt të jetës personale dhe profesionale. Përveçse një artiste, këngëtare dhe regjisore e suksesshme, ia vlen të përmendet se fenomeni J.Lo është gjithashtu perëndeshë në botën e biznesit. 

Arritjet e saj profesionale sa vijnë dhe shtohen dhe, edhe pse në moshën 51 vjeçare, ajo ka ende lëkurën e një 30 vjeçareje. E kush nuk do të donte të dukej si ajo… Prandaj vendosëm të ndajmë me ju 3 sekretet e Jennifer-it për të patur një fytyrë që nuk plaket kurrë. Dhe më besoni kur ju them se çdokush mund t’i ndjekë ato.

1. Besnikëria ndaj rutinës është çelësi i “suksesit”
Dermatologu i J.Lo, Harold Lancer, tregon se duhet të jeni të rregullt në zbatimin e rutinës për përkujdesjen e lëkurës tuaj. Ai sugjeron të keni një program preçiz që mund ta ndiqni në përditshmëri. Dr. Lancer gjithashtu shton se, përveç produkteve bazë, rutina juaj duhet të përfshijë dhe produkte specifike për zona të caktuara të fytyrës suaj. 
Sipas estetistit të saj, Jennifer nuk harron kurrë të pastrojë fytyrën nga qelizat e vdekura dhe ta hidratojë atë. Ndërsa artistja e saj e make-up tregon se në rutinën e Jennifer bëjnë pjesë dhe vajrat e fytyrës që i mundësojnë asaj të ketë shkëlqimin e një dive. Vaji i preferuar i Jennifer është Själ Saphir Concentrate, ama mund të gjeni alternativa të tjera më të përballueshme me të njejtit përbërës. 
Në një intervistë për Hello!, J.Lo u shpreh se në rutinën e saj bën pjesë dhe larja e fytyrës pas palestrës në mënyrë që poret e saj të jenë të pastra dhe lekura e saj e shëndetshme. Më pas ajo përdor krem hidratues, krem dielli dhe pak make-up nëse aktivitetet e saj ditore vazhdojnë ose krem hidratues dhe krem sysh nëse është gati për të shkuar në shtëpi. 
Natyrisht, nuk mund të mungonte dhe kremi i natës në regjimentin e Jennifer-it: ajo përdor La Mer Moisturizing Soft Cream.

2. Mos ia hiqni sytë këtyre 3 përbërësve 
Dr. Lancer zbuloi se Jennifer kombinon këta tre përbërës që i japin lëkurës së saj një shkëlqim për t’u patur zili. 1. Vitamin C për reduktimin e njollave dhe hiperpigmentimit të lëkurës, 2. Acid glikolik për eliminimin e qelizave të degraduara dhe të vdekura të lëkurës dhe 3. Acid hialuronik për hidratimin dhe revitalizimin e lëkurës.
Jennifer Lopez nuk ka treguar produktet e saj të preferuara që përmbajnë vitamin C, acid glikolik dhe acid hialuronik, por fatmirësisht ka pafund produkte në treg që përmbajnë këta përbërës.

3. Ushqimi dhe fiskultura shkojnë përtej përkujdesit të linjave trupore 
Të gjithë tashmë e dijmë se Jennifer Lopez është e “çmendur” pas palestrës dhe ushqyerjes së shëndetshme për të ruajtur linjat e saj. Ama kjo nuk është arsyeja e vetme pse ajo bën aktivitet fizik dhe ushqehet mirë. Sipas dermatologut të saj, ajo ndjek një program të përpiktë ushqimor, pasi si rrjedhojë e të yshqyerit mirë edhe fytyra duket e pastër dhe e rigjeneruar. 
Gjithashtu, J.Lo nuk pi duhan e alkol dhe nuk konsumon as kafeinë. Patjetër që në një mbrëmje me miqtë do pi një gotë, por vetëm aq.

Kështu pra goca, rutina, besnikëria ndaj tre përbërësve “magjik” dhe disiplina e saj e hekurt e bëjnë divën të ketë një fytyrë që nuk plaket kurrë! Si përfundim, leksioni që J.Lo na jep të gjithëve është se mosha është thjesht një numër…

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668