INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa viruse

Disa viruse "preferojne" me shume seksin mashkull. Ja cilat jane ato

Publikuar më: 12:20 14-12-2016

Ndonjëherë na duket se meshkujt e eksagjerojnë kur “sëmuren” vetëm me një tështimë, por sipas një studimi të fundit këto viruse janë vërtet të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Viruset si tuberkulozi (TB) dhe HPV shkaktojnë më shumë vdekje te meshkujt se femrat. Kërkuesit e universitetit Royal Holloway kanë zbuluar se disa viruse janë patogjene duke u adaptuar në mënyrë të tillë që të prekin më pak femrat dhe të shkatërrojnë mëshkujt.
Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë infeksion, është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Prania e bartësve të shëndoshë është shumë e përhapur në shoqëri.
“Human Papiloma Virus”, veç kancerit të qafës së mitrës te femrat, shtabet e ndryshme të këtij virusi mund të shkaktojnë kancer edhe te meshkujt. Infektimi nga virusi HPV nuk paraqet asnjë shqetësim të veçantë. Pjesa më e madhe e infeksioneve shërohet në mënyrë spontane, pa pasoja. Vetëm një minorancë e infeksioneve bëhet kronike. Te meshkujt shenjat klinike janë ato që quhen verruca. Formacione në lëkurë që nëse mund t’i krahasojmë, janë si pushi i peshqirit. Këto formacione lokalizohen në zonën e organeve genitale dhe përhapen nga pjesa e testikujve në drejtim të anusit.

Article Logic
Execution time: 0.0026400089263916