Vendi ynë është lëkundur sot nga tre tërmete. Instituti i Gjeoshkencave njofton se lëkundjet janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Reps të Mirditës. Sipas të dhënave, i pari ishte 2.7 të shkallës Rihter, ra në orën 04:54 të mëngjesit në Reps në thellësinë 5 km, kurse i dyti qe më i fortë dhe më afër sipër sipërfaqes së tokës, 4.2 të shkallës Rihter në thellësinë 3 km po në Reps duke u shoqeruar me një pasgodfitje 2.7 të shkallës Rihter po në Reps.
Tërmeti është ndier në Rrëshen, Pukë, Shkodër. Për momentin nuk ka njoftime për dëme materiale ose të lënduar.








23 Oct 2025 





